Krim dhe mister: 16 kritikët e Putinit që janë vrarë në rrethana misterioze

Krim dhe mister: 16 kritikët e Putinit që janë vrarë në rrethana misterioze

Një numër i kritikëve të profilit të lartë të Putin dhe të politikave të tij kanë përfunduar të vrarë për shumë vite, shkruan Mirror, transmeton  Periskopi.

Rasti më i famshëm, vrasja e Alexander Litvinenko që kishte ndodhur në tokën britaneze- pasi që ish-spiuni vdiq nga helmi pas pirjes së një çaji të helmuar.

Këtu janë disa prej njerëzve të tjerë që në mënyrë të hapur kritikonin Putinin- një ish-kolonel lejtnant i KGB-së dhe ish-shef i FSB-së- para se ata të vdisnin.

Përmbledhja e listës vie në kohën kur zyrtarët ukrainas pohojnë se ata kanë zbuluar një plan për helmimin e Putinit dhe që pasardhësi i tij tashmë është zgjedhur, derisa sanksionet po vazhdojnë ta godasin ekonominë e Rusisë.

Në vitin 2018, ishte raportuar që Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar iu ishin rikthyer vdekjeve të dyshimta të qytetarëve rusë jashtë vendit.

“Gjurmët e vdekjeve misterioze, të gjitha prej tyre që u ndodhën njerëzve që posedonin informacione që Kremlini nuk dëshironte publikimin e tyre, nuk duhet të injorohen nga vendet perëndimore”, kishte paralajmëruar vitin e kaluar komiteti për marrëdhënie të huaja nga Senati.

Alexander Litvinenko

Ish-agjenti i KGB-së, Alexander Litvinenko, një defektor rus, ishte helmuar me polonium ‘210’ radioaktiv në Londër.

Ai vdiq tri javë pas pirjes së një qaji që përmbante substancën vdekjeprurëse.

Pas largimit nga FSB-ja, e cila udhëheqej nga Putin, ai në mënyrë të hapur kishte kritikuar agjensinë dhe kishte akuzuar atë për kryerjen e një sër bombardimeve të apartamenteve në vitin 1991, ku kishin mbetur të vdekur qindra njerëz.

Ai gjithashtu kishte akuzuar Putinin për urdhërimin e vrasjes së gazetares ruse, Anna Politkovskaya.

Raporti zyrtar për vdekjen e tij kishte zbuluar se ishte helmuar nga agjentët rusë, Andrei Lugovoi dhe Dmitry Kovtun, dhe kishte konkluduar se urdhëri për vrasjen e Litvinenko-s ishte dhënë ‘ndoshta’ nga vetë Putini.

Anna Politkovskaya

Anna Politkovskaya ishte një gazetare ruse, e cila kishte akuzuar presidentin për shndërrimin e vendit në një shtet policor në librin e saj ‘Rusia e Putinit’

Ajo kishte mbuluar abuzimet në Çeceni dhe ishte kritike e zëshme e Putinit. Ajo ishte vrarë nga një vrasës me pagesë që e kishte qëlluar atë nga afërsia në një lift në ndërtesën ku ajo banonte në vitin 2006.

Pesë burra ishin dënuar për vrasjen e saj, por gjykata kishte vendosur se rasti ka qenë vrasje me pagesë, me 150.000 mijë dollarë ta paguara nga një person i panjohur.

Putin kishte mohuar çdo lloj përfshirje të Kremlinit në vdekjen e saj, duke thënë që ‘vdekja e saj në vetvete është më shumë e dëmshme për autoritetet e tanishme si në Rusi ashtu edhe në Republikën Çeçene se sa veprimtaria e saj’.

Denis Voronenkov

Ish-deputeti rus, Denis Voronenkov, që ishte larguar në drejtim të Ukrainës, ishte qëlluar për vdekje në Kiev pak para se të dëshmonte kundër kryeministrit ‘pro-Putin’.

Ai ishtë qëlluar tre herë nga një i panjohur jashtë hotelit luksoz ‘Premier Palace’ në vitin 2017.

Paraprakisht besnik ndaj Kremlinit, Voronenkov dhe gruaja e tij, Maria Maksakova, gjithashtu ish-deputete, u bënë kritikë kundër sundimit të Putin.

Në një intervistë, ai kishte hedhur ngjashmëri në mes Rusisë moderne me Gjermaninë naziste dhe kishte thënë se aneksimi i Krimeas nga Ukraina në vitin 2014 kishte qenë ‘ilegal’.

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Yurity Lutsenko, kishte thënë se vrasja ishte vrasje me pagesë, por që askush nuk ishte dënuar.

Dorasi dhe roja e Voronenkovs ishin lënduar të dy gjatë të shtënave me armë zjarri dhe ishin dërguar në sptial. Më vonë , vrasësi kishte vdekur, njoftonte policia.

Presidenti i Ukrainës atëkohë, Poroshenko, kishte akuzuar Rusinë për kryerjen e krimit në mënyrë që të heshtet një burrë që ishte ‘i detyruar ta linte Moskën për arsye politike’.

Mikhail Lesin

Ish-ministri për shtyp, Mikhail Lesin, ishte gjetur i rrahur për vdekje në një dhomë të një hoteli në Washington në vitin 2017.

Një raport i konfirmuar kishe thënë se Lesin, që kishte themeluar televizionin ‘Rusia Today’ (RT) kishte ndërruar jetë për shkak të goditjeve me objekte të forta në kokë.

Ishte raportuar se ai ishte duke konsideruar mundësinë për të bërë një marrëveshje me FBI në mënyrë që të shmangeshin akuzat për korrupsion.

Ai ishte ministër i Putin për një mandat, para se të shkarkohej dhe të largohej për në ShBA.

Në një artikull rreth vdekjes së tij, ‘BuzzFeed’ kishte cituar një agjent të FBI që kishte thënë: “Lesin ishte rrahur për vdekje. Duket se ka përpjekje për ta mbuluar këtë fakt për arsye që unë nuk i di”.

Boris Nemtsov

Boris Nemstov, lideri opozitar rus, ishte qëlluar për vdekje përball Kremlinit shtatë vite më parë.

Nemstov, atëherë kritiku më i zëshëm i Rusisë së Putinit, pati qenë duke organizuar tubime në kundërshtim të përfshirjes së ushtrisë ruse në Ukrainë.

Pak orë pas protestës kundër luftës në Ukrainë, ai qëllua nga një i panjohur jashtë Kremlinit. Putin e kishte marrë ‘në dorë’ hetimin, me kritikët që dyshuan se ai ishte ‘mbulim’.

Paul Klebnikov

Paul Klebnkiov, një gazetar investigues nga ShBA dhe redaktor i ‘Forbes Rusia’ ishte qëlluar për vdekje në hyrje të zyrës së tij në Moskë në vitin 2004.

Më parë, ai kishte shkruar rreth korrupsionit në vend dhe ishte duke investiguar pasuritë e rusëve të pasur, me Frobes që kishte publikuar një listë me njerëzit më të pasur të vendit.

Klebnikov ishte vrarë në lëvizje- duke u qëlluar nga ajo që duket vrasje me pagesë.

Boris Berezovsky

Një nga njerëzit më të fuqishëm të vendit, oligarku i vet-bërë rus që kishte ndihmuar Putinin të arrij në pushtet.

Por dyshja ishin prishur dhe ai kishte lëvizur për në Londër, ku ai u shndërrua në një kritik të zëshëm të presidentit.

Ai kishte akuzuar Kremlinin se qëndronte prapa vdekjes së Litvinenkos- para se ai të gjetej pa shenja jete në shtëpinë e tij në Berkshire në vitin 2013.

Ai ishte gjetur i vdekur në tush-kabinën e tij në një banjo të mbyllur me një litar rreth qafës së tij.

Stanislav Markelov dhe Anastasia Baburova

Avokati i njohur për të drejtat e njeriut, Stanislav Markelov ishte qëlluar nga një i maskuar i armatosur afër Kremlinit në vitin 2009.

Ai ishte i njohur për përfaqësimin e civilëve çeçenë që po përjetonin dhunë të ushtruar nga ushtria ruse. Në ditën kur ai u vra, në pikë të ditës, ai sapo kishte mbajtur një konferencë duke protestuar kundër lirimit një koloneli të ushtrisë që kishte vrarë një vajzë të re çeçene.

Ai gjithashtu kishte përfaqësuar gazetarën e vrarë, Anna Politkovskaya, transmeton Periskopi.

Gazetarja, Anastasia Baburova, ishte vrarë taksa po përpiqej t’i vinte në ndihmë.

Autoritetet ruse kishin thënë se një grup neo-Nazist ishte prapa vrasjeve dhe dy anëtarë të këtij grupi ishin dënuar.

Sergei Magnitsky

Avokati Sergei Magnitsky kishte vdekur gjatë kujdestarisë së policisë në nëntor të vitit 2009 pasi që ishte rrahur në mënyrë brutale dhe iu kishte mohuar ndihma mjekësore.

Ai kishte qenë duke punuar për biznesmenin anglo-amerikan, William Browder, për të hetuar mashtrimet me taksa.

Në vitin 2012, tre vjet pas vdekjes së tij, ai ishte shpallur fajtor për shmangie të taksave. Që nga atëherë, Browder, me sukses ka lobuar në qeverinë amerikane ne lidhje me vendosjen  e sanksioneve ndaj njerëzve të përfshirë në vrasjen e tij.

Natalia Estemirova

Aktivistja prominente për të drejtat e njeriut ishte rrëmbyer në hyrje të shtëpisë së saj në qytetin çeçen, Grozny dhe ishte qëlluar në vitin 2009.

Trupi i saj ishte gjetur në Ingushetia, në perëndim të Çeçenisë, teksa kolegët e saj kishin thënë se ajo kishte qenë duke punuar në raste ‘tejet të ndjeshme’.

Trupi gjykues kishte vendosur se nuk ka dëshmi të përfshirjes së shtetit në vrasjen e saj, deri sa zyrtarët rusë pohojnë se ajo ishte vrarë nga një terrorist islamik, vendndodhja e të cilit mbetet e panjohur.

Sergei Yushenkov

Yushenkov kishte bashkthemeluar partinë opozitare ‘Liberal Russia’ me biznesmenin Boris Berezovsky para se ai të qëllohej për vdekje në Moskë në vitin 2003, jashtë banesës së tij.

Katër burra ishin dënuar për vdekjen e tij.

Si bashkudhëheqës, ai vendosshmërisht kritikonte Kremlinin për një legjislaturë anti-demokratike, si dhe luftërat e qeverisë në Çeçeni.

Yuri Shchekochikhin

Yuri Shchekochikhin, redaktor në gazetën Novaya, kishte vdiq në vitin 2003 pas një sëmundje misterioze 16-ditëshe.

Raportet zyrtare kishin thënë se ai vdiq për shkak të një ‘reaksioni të rrall alergjik’, por askush asnjëherë nuk ka shpjeguar se ndaj kujt ka qenë alergjik dhe familiarët e tij kishin thënë se ata besojnë se ai ka qenë i helmuar.

Puna e tij fokusohej në krimet dhe korrupsionin në ish-Bashkimin Sovjetik dhe ai ishte duke hetuar bombardimet në apartamente të vitit 1999, kur ai u përfshi nga një sëmundje misterioze në korrik të 2003-ës.

Dokumentet e tij mjekësore ishin klasifikuar si të ndjeshme nga autoritetet ruse.

Yevgeny Khamaganov 

Kryeredaktori i të përditshmës ‘Asia-Russia’ vdiq në rrethana të pashpjegueshme.

Indeksi kundër censurës kishte raportuar: “Sipas mediave lokale, Khamaganov ishte dërguar në sptial me 10 mars për shkak të diabetit, kishte rënë në koma dhe kishte ndërruar jetë disa ditë më vonë”.

“Khamaganov ishte i njohur për artikujt kritikë ndaj politikave të qeverisë ruse”.

Nikolai Andrushchenko

Nikolai, i cili ishte i njohur për kritikat e tij ndaj presidentit Vladimir Putin, vdiq pasi ishte rrahur nga disa persona të panjohur në vitin 2017.

Dy të panjohur ishin afruar në drejtim të tij dhe kishin kërkuar që t’u dorëzohen dëshmitë e hetimeve të tij rreth abuzimit të pushtetit nga ana e oficerëve policorë. Pas sulmit, ai kishe refuzuar ta raportonte rastin në polici dhe ishte sulmuar përsëri pas disa ditësh.

Gazetari 73-vjecar që kishte bashkthemeluar gazetën ‘Novy Peterburg’ dhe ishte bërë i njohur për raportimet e tij rreth të drejtave të njeriut dhe kriminalitetit, kishte rënë ne koma dhe asnjëherë më nuk u kthye në vetëdije. Ai vdiq në spital pas një operimi në tru.

Nikolay Alekseevich Glushkov

Kritiku i Putini në ekzil ishte ngulfatur për vdekje me një qafore të qenit në shtëpinë e tij në New Malden në Londrën veri-perëndimore në mars të vitit 2018 nga një njeri me pagesë i cili kishte tentuar ta skenonte rastin si një vetëvrasje.

Ai u kishte thënë miqve të tij se ai i kishte shpëtuar një atentanti me helm paraprakisht.

Yuli Dubov, i mbijetuari i fundit nga grupi i kritikëvë të Putinit në Mbretërinë e Bashkuar, foli ekzklutivisht për ‘Mirror’ këtë muaj.

Ai tha: “I gjithë historiku i komunikimeve të Nikolait me botën e jashtme ishte në laptopin e tij, në telfonin e tij dhe në iPad-in e tij”.

“Të gjitha këto janë marrur nga policia dhe njeriu që e ka vrarë Nikolain sigurisht që është njëri prej tyre”./PERISKOPI/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: