Kripto – eksperti kosovar për Periskopin: Si kuptohen më thjeshtë valutat online dhe vendimi i Qeverisë Kurti për ndalimin e prodhimit

Kripto – eksperti kosovar për Periskopin: Si kuptohen më thjeshtë valutat online dhe vendimi i Qeverisë Kurti për ndalimin e prodhimit

Njohësi i tregtimeve të valutave online Forex Trade dhe i Kriptovalutave, Vigan Morina, në një intervistë dhënë për Periskopin ka treguar detaje rreth rrezikut dhe përfitimeve të kriptovalutave, por edhe rreth vendimit të Qeverisë për ndalimin e tyre. Morina njihet në opinion për ForexTrade, nje mjet i ri që ka bërë bujë në Kosovë për tregtim të valutave, por qe edhe vet është marrë një periudhe me kriptovaluta. Ai më herët ka prodhuar vet kripto por që tash merret vetëm me ForexTrade.

Sipas tij Qeveria për të justifikuar mungesën e menagjimit të krizës energjetike, ‘topin’ e ka hedhur tek perdoruesit e Kriptove: Vendimi i Qeverise… Nuk mendoj që kripto ka shkaktu problemin energjetik, sepse ato janë që një kohë të gjatë, por është një farë lloj masë nga Qeveria kinse po punon diqka që realisht vetëm po i bën dëm tregut të Kosovës. Ka shumë njerëz që kanë rreziku asetet e tyre, kanë hy në kredia, për me i ble paisjet dhe ata po dëmtohen në ditë të sotit, thotë ai.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për llojet më të përdorura të Kriptovalutave dhe hartimin e ligjit për to.

Më poshtë është intervista e plotë:

Periskopi: Kur dhe si  keni filluar prodhimin e kriptovalutave, sa kushton një investim minimal për to në paisje dhe kosto tjera të nevojshme?

V.Morina: Une kam filluar investimin para 1 viti dhe veç i kam mbajtë disa muaj dhe i kam heq sepse në një periudhë nuk kanë qenë profitabile sikur sot, por që tash në të njejtën kohë nuk jam duke prodhuar por jam i interesuar që me prodhu, por mungesa e hartimit të ligjeve po ka pengesë dhe nuk po më jep siguri që me vazhdu me rrit këtë si biznes. Momentalsiht kostot e tyre janë në rritje, sa që kartelat grafike të tyre kanë mungesa në treg, dhe kërkesa në të njejtën kohë është në rritje, kjo ka qenë arsyeja e rritjes se cmimeve, paisjet minimale që mund të blihen të perdorura janë 1500 euro, por ka paisje deri në 20-25 mijë euro varet prej llojeve.

Prodhimi mund të bëhet vetëm me një kartele grafike, secili PC në shtëpi mund të prodhoj kriptovaluta, por nëse është vetem një kartele e vetme grafike mund të fitoj 1-2 euro në ditë ose 50 euro në muaj, por nëse ke më shumë kartela ajo mund te rritet deri ne 6 copa, që nënkupton minimum 200 euro, varësisht modeleve dhe llojeve te tyre.

Periskopi: Përfitimet nga kriptovalutat a bëhen në periudhë afatshkurtër apo afatgjatë.. na tregoni shkurtimisht dy variantet?

Vigan Morina: Nese fillon me prodhu me mining, fitimet realizohen çdo second dhe cdo minut, por ato mblidhen shumë kadale, por edhe në të njejtën kohë është forma e fitimeve tjera, kur ti i ruan kriptovalutat tuaja dhe pret qe ti rritet vlera e tyre, por kjo kohë nuk dihet saktë a është afatshkurtër apo afatgjatë, por mënyra më e mirë është periudha afatgjatë, me i mbajt sepse në periudhë afatgjatë i rritet cmimi, dhe  është më e sigurtë në këtë aspekt.

Periskopi: Si e vlersoni vendimin e Qeverisë për të ndaluar prodhimin e tyre, për shkak të energjisë duke qenë që shumë vende në Evropë e kanë ndalur për arsye financiare?

V.Morina: Vendimi i Qeverise… Nuk mendoj qe kripto ka shkaktu problemin energjetik, sepse ato janë që një kohe të gjatë, por është një farë lloj mase nga Qeveria kinse po punon diqka që realisht vetëm po i bën dëm tregut të Kosovës. Ka shumë njerëz që kanë rreziku asetet e tyre, kanë hy në kredia, për me i ble paisjet dhe ata po demtohen në ditë të sodit.

Një qytetar i thjeshtë po e paguan rrymen të cilën koston ja ka dhënë vet KEDS-i, tash për deri sa po paguhet cmimi pse mu ndalu, le të hartohet ligji ose të krijohet një strategji tjetër, për këtë kategori, të bëj shtrrejtimin e rrymes, ose të bëj faturimin në menyrë te veqantë për këtë kategori.

Periskopi: A ka rrezik të humbjes nëse investoni në to, cilat lloje janë më në trend të praktikimit?

V.Morina: Besoj që do të legalizohen shumë shpejtë, mendoj që është një mase e përkohshme. Rreziku egziston nëse hyn me disa kriptovaluta të reja që sapo kanë dal ne treg, nëse ende nuk dihet çfarë baze kanë, ende nuk dihet projekti i tyre afatgjatë, ku e kanë mbështetjen etj.. njihet si term-Shitcoin, që konsiderohen të rrezikshme por që premtojne fitime shumë të medha p.sh investon 100 euro ty pritet të behen 10-20 mijë euro.

Periskopi: Cilat lloje janë më të përdorshmet ne Kosovë?

V.Morina: Ne Kosovë praktikohet Etheriumi që konsiderohet si më e sigurtë, por që baza konsiderohet Bitcoini.

Periskopi: Shkurtimisht na tregoni si do të ishte ligji i duhur për Kriptovaluta?

V.Morina: Sa i përket mining nuk besoj që duhet të egzistoj një ligj i komplikuar, duhet të pakten të hartohet nje ligj se si me i tatimu, dhe me i identifiku këta njerëz, me ofru një farë lloj mundësie ku këta njerez me i tatu, me një farë forme edhe i kontribon vet shtetit, mënyra e raportimit me qenë më e lehtë. Pika kryesore mendoj që duhet të jetë përcaktimi i vlerës së investimit, të përfshihet në ligj, të caktohet një shumë e investimit si kriter për të investuar.

Ligji është i domosdoshem dhe duhet bërë sa më parë, sepse sa më gjatë që mbetet kjo çështje e pezulluar, njerëzit mund ti bartin paisjet në vendet tjera dhe vetem i kontribuojnë vendeve tjera në rritje ekonomike.

Aktualisht, Morina mban disa trajnime rreth ForexTrade si ligjerues dhe ka disa klientë online./Periskopi 

Shpërndaje në: