Kriptovaluta e Squid Game bie në 0, krijuesit vjedhin miliona në një mashtrim tronditës

Periskopi.com Lajme

Vëera në treg e Squidit, tokenit të ri të kriptovalutës i bazuar në serialin “Squid Games” ka rënë gati në zero pasi kishte shkuar në qiell me vlerën 2850 dollarë për një ditë, me investitorët që raportohet se po e kanë të pamundur që t’i tërheqin paratë e tyre.

Squidi, fillimisht i lansuar javën e kalaur me vetëm një cent, kërceu për 7500 për qind nga 37 dollarë më 31 tetor në 2850 dollarë të hënën.

Sidoqoftë, vetëm pak minuta më pas, vlera e tokenit ra në 0.0008 dollarë, raporton RT, përcjell Periskopi.

Analistët e kriptovalutave thanë se këto gjëra ndodhin kur krijuesit e kriptovalutave menjëhershëm tërheqin tokenët e tyre.

Zhvilluesit e Squidit besohet që kanë marrë 3.38 milionë dollarë prej tërheqjes së tokenëve.

Ekspertët po ashtu deklarojnë se Squidi ishte një “mashtrim i qartë” prej fillimit për shkak të faktit se monedhat mund të bliheshin por jo edhe të shiteshin.