Kriza e detyron Juventusin ta vë në shitje CR7 – ia cakton edhe çmimin

Kriza e detyron Juventusin ta vë në shitje CR7 – ia cakton edhe çmimin

Kriza e koronavirusit do të detyrojë shumë klube të marrin masa drastike për ta balancuar buxhetin.

Do të ketë shumë shitje, shitje të lira dhe lëvizje të lojtarëve me çmime të arsyeshme, transmeton Periskopi.

Në Itali tashmë po raportohet se Juve është e gatshme ta shesë Cristiano Ronaldon për 60 milionë euro, 40 më pak se sa kishin paguar për të në vitin 2018.

Sidoqoftë, qëllimi kryesor është lirimi nga paga e portugezit, e cila është 31 milionë euro në sezon, plus bonuset.

“Corriere dello Sport” potencon se Juventusi tashmë e ka testuar mjedisin, dhe është i gatshëm të arrijë marrëveshje për largimin e portugezit.

Nëse nuk ka sukses në negociata, Cristiano do të qëndronte në Itali edhe për një vit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: