Kriza energjetike: Gani Geci publikon një video horror, ngujohet në lift në Prishtinë

Kriza energjetike: Gani Geci publikon një video horror, ngujohet në lift në Prishtinë

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ka publikuar një video horror në profilin e tij në Facebook duke treguar se mbrëmë është bllokuar në një ashensor në Prishtinë për shkak të ndërprerjes së rrymës.

Në videon e zezë fare, dëgjohet zëri i Gecit që edhe pse flet ngadalë e qetë kumbon shumë.

“Të dashur miq, unë sot kam mbetë në lift këtu. Nuk është problemi për mu se unë nuk jam tu u tutë, po me ba me i ndodh naj fëmije, a din çfarë panike merr?” – ka folur z. Gani Geci, përcjell Periskopi.

Kujtojmë që ndërprerjet e energjisë elektrike gjatë ditëve të fundit janë shpeshtuar, derisa është nxehur edhe debati në lidhje me çështjen.

Shpërndaje në: