Kriza energjetike: Gjermania merr kontrollin e 3 rafinerive të naftës në pronësi ruse

Kriza energjetike: Gjermania merr kontrollin e 3 rafinerive të naftës në pronësi ruse

Gjermania ka marrë kontrollin e tre rafinerive të naftës në pronësi ruse në vend për të garantuar sigurinë e energjisë. Dy degë të gjigantit rus të naftës Rosneft Deutschland GmbH dhe RN Refining Marketing GmbH do të vihen nën administrimin e Agjencisë Federale të Rrjetit të Gjermanisë.

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha se ky vendim vjen pasi prej kohësh se Rusia nuk është më një furnizues i besueshëm i energjisë. Ai shtoi se me marrjen nw kontroll të rafinerive Gjermania do të furnizohet me naftë edhe në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

“Ky është një vendim i gjerë i politikës energjetike për të mbrojtur vendin tonë. Ne e dimë prej kohësh se Rusia nuk është më një furnizues i besueshëm i energjisë. Me vendimin e sotëm, ne po sigurojmë që Gjermania të furnizohet me naftë edhe në periudhën afatmesme dhe afatgjatë”, ” tha kancelari gjerman Olaf Scholz.

Rosneft përbën rreth 12% të kapacitetit gjerman të përpunimit të naftës, duke importuar naftë me vlerë disa qindra milionë euro (dollar) çdo muaj.

Kjo masë do të ndihmojë sigurimin e furnizimeve të vazhdueshme me energji dhe fillimisht do të zgjasë  gjashtë muaj.

Rosneft kishte bërë më parë të qartë se nuk kishte ndërmend të ndalonte importet e naftës nëpërmjet tubacionit Druzhba, i cili kalon nga Rusia përmes Ukrainës deri në rafineritë në Evropën Qendrore, pavarësisht nga një embargo e afërt e BE-së që hyn në fuqi më 1 janar 2023./rtsh

Shpërndaje në: