Kriza në Bolivi: Morales thotë se shkoi në Meksikë pasi e kishte jetën në rrezik

Periskopi.com Lajme

Ish-Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, ka mbërritur në Mexico City duke thënë se ai kërkoi azil sepse jeta e tij ishte në rrezik.

Morales dha dorëheqje të dielën pas disa javë protestash lidhur me një rezultat të diskutueshëm të zgjedhjeve presidenciale.

Avioni meksikan që e mbante atë zbarkoi në një aeroport në Mexico City, ku ai dha një konferencë të shkurtër për media.

Morales tha që ai ishte i detyruar të dorëhiqej, por se e bëri këtë me dëshirë “në mënyrë që të mos ketë më gjakderdhje”.

Udhëheqësi i krahut të majtë tha se ai dhe qeveria boliviane ishin shumë mirënjohës ndaj Presidentit meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, të cilit i besoi për ta shpëtuar jetën e tij.

 

Shpërndaje në: