Kroacia në finale të Kupës së Botës, eliminon Anglinë që besonte shumë tek trofeu (Video)

Kroacia në finale të Kupës së Botës, eliminon Anglinë që besonte shumë tek trofeu (Video)

Kroacia ka kaluar në finale të Kupës së Botës pasi ka mposhtur me rezultat 2-1 Anglinë në gjysmëfinale

Kombëtarja e udhëhequr nga Zlatko Dalic ka kaluar në finale dhe ia ka prishur llogaritë Anglisë pasi ata prisnin që do ta fitonin trofeun e çmueshëm në Rusi, shkruan Periskopi.

‘Tre Luanët’ e nisën mirë ndeshjen duke shënuar në minutën e pestë me anë të Kieran Trippier dhe zhvilluan një 45 minutësh të parë të shkëlqyer ku kishin rast edhe për ta dyfishuar rezultatin.

Pjesa e dytë i takoi Kroacisë ku barazoi rezultatin në minutën e 68-të me anë të Ivan Perisic.

Ndeshja pas 90 minutave u mbyll 1-1 dhe në vazhdime triumfuan kroatët.

Mario Mandzukic ishte heroi i ndeshjes për Kroacinë pasi shënoi golin e fitores në minutën e 108-të.

Kroacia në finale do të luajë kundër Kroacisë. /Periskopi/.


Shpërndaje në: