Kroatit i sekuestrohen mbi 41 mijë euro në kufirin Kosovë – Mal i Zi

Kroatit i sekuestrohen mbi 41 mijë euro në kufirin Kosovë – Mal i Zi

Një shtetasi të Kroacisë i janë sekuestruar 41 mijë e 750 euro në Stacionin e Policisë Kufitare ‘Kulla’.

Fillimisht, kroati kishte deklaruar se në çantë i ka rreth 30 mijë euro, por pas kontrollimit shuma doli të ishte më e lartë.

Më pas paratë janë sekuestruar për procedura të mëtejshme hetimore, ka njoftuar policia.

Rasti ka ndodhur pasditen e së premtes.

Shpërndaje në: