Kroos i jep lamtumirën Gjermanisë: Ishte nder dhe krenari, tani fokusohem te Real Madridi

Kroos i jep lamtumirën Gjermanisë: Ishte nder dhe krenari, tani fokusohem te Real Madridi

Toni Kroos ka njoftuar se nuk do të luajë më për Kombëtaren e Gjermanisë.

Ylli i Real Madridit është vetëm 31 vjeç, por mendon se është koha e duhur për të ndërprerë angazhimet e tij.

Kroos ishte pjesë e rrugëtimit të tij me Gjermanin në Kampionatin Evropian Euro 2020 ku pësoi humbje nga Anglia me rezultat 2-0 në çerekfinale, përcjellë KosovaPress.

Njoftimin për pensionimin e tij mesfushori gjerman e ka dhënë nëpërmjet rrjeteve të tij sociale.

“Unë kam luajtur për Gjermaninë 106 ndeshje. Nuk do të vazhdojë më. Unë do të kisha dëshiruar shumë dhe dhashë gjithçka që ky numër të arrijë në 109 dhe që ky titull i madh, Kampionati Evropian të shtohej në karrierën time.”, ka shkruar Kroos.

“Unë kisha marrë vendimin për t’u larguar pas këtij turneu para disa kohësh. Ishte e qartë për mua se nuk do të isha në dispozicion për Kupën e Botës 2022 në Katar.”

“Kryesisht sepse unë dua të përqendrohem plotësisht në qëllimet e mia me Real Madridin për vitet e ardhshme. Përveç kësaj, tani e tutje unë me qëllim do t’i jap vetes pushim. Dhe për më tepër, si bashkëshort dhe baba, unë gjithashtu dua të jem pran gruas dhe tre fëmijëve të mi.”, vazhdoi Kroos.

“Ishte një nder i madh për mua që isha në gjendje të vishja këtë fanellë për një periudhë kaq të gjatë kohore. Unë e bëra atë me krenari dhe pasion.”

“Faleminderit të gjithë tifozëve dhe mbështetësve që më mbështetën me duartrokitjet dhe brohoritjet e tyre. Dhe faleminderit të gjithë kritikëve për motivimin shtesë. Në fund do të doja t’i thoja shumë faleminderit Jogi Lovit. Ai më bëri një lojtar kombëtar dhe kampion bote. Ai më besoi. Ne kemi shkruar një histori suksesi për një kohë të gjatë.”, ka shkrar në fund Kroos.

Shpërndaje në: