Krye-rezerva Prindon Sadriu nënshkruan marrëveshje me homologët shqiptarë rezervistë

Krye-rezerva Prindon Sadriu nënshkruan marrëveshje me homologët shqiptarë rezervistë

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Vjosa Osmani, në cilësinë e Presidentit të ushtarëve rezervë, ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me rezervistët e Shqipërisë.

“Shoqata e Ushtarakëve Rezervë të Republikës së Kosovës nënshkruan marrëveshjen e parë të bashkëpunimit me Shoqatën Kombëtare të Ushtarakëve Rezervë të Shqipërisë.Presidenti i kësaj shoqate, nënkolonel Prindon Sadriu dhe presidenti i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve Rezervë të Shqipërisë, kolonel Thoma Konduri, nënshkruan Marrëveshje të Bashkëpunimit mes dy shoqatave”, ka njoftuar shoqata.

Në këtë takim, palët u dakorduan për thellim bashkëpunimi me qëllim të ngritjes së gatishmërisë dhe kapaciteteve të forcave rezervë.

Delegacioni kosovar në krye me Sadriun vizituan edhe Zv. Ministren e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, znj.Dallëndyshe Bici, e cila e vlerësoi këtë bashkëpunim dhe ofroi mbështetje.

“Në përfundim të vizitës, delegacioni nga Kosova zhvilloi një takim pune në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tiranë, ku u prit ngrohtësisht nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Tiranë, Skender Durmishi, në shoqërim të atasheut tonë të Mbrojtjes, kolonel Bashkim Shillova”, thuhet tutje në njoftim.

 

Shpërndaje në: