Kryediplomati grek takohet me Lajçakun, Kosova temë qëndrore e diskutimit

Kryediplomati grek takohet me Lajçakun, Kosova temë qëndrore e diskutimit

Kreu i diplomacisë greke, Nikos Dendias është takuar me Emisarin Special të Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Dendias sot po merr pjesë në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, ndërsa ka shfrytëzuar rastin që të takohet edhe me ndërmjetësin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e Lajçak për arritjen e një marrëveshjeje mes dy palëve.

“Gjatë një takimi në margjinat e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së, diskutova me Përfaqësuesin Special, Miroslav Lajçak sitatëm aktuale dhe rrugën përpara në Dialogun Beograd-Prishtinë dhe përsërita mbështetjen e vendosur të Greqisë për përpjekjet e tij për të arritur përparim në marrëdhëniet midis dy palëve”, shkroi Dendias në Twitter.

 

Takimi Dendias – Lajçak, vjen pas takimit që kryediplomati grek e pati me ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës në Greqi ku u diskutua për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Greqisë.

Shpërndaje në: