Kryediplomati kroat: NATO të angazhohet më fuqishëm në Ballkanin Perëndimor

Kryediplomati kroat: NATO të angazhohet më fuqishëm në Ballkanin Perëndimor

Shefi i diplomacisë kroate, Gordan Gërliq Radman mbrëmë para takimit joformal të NATO-s në Berlin apeloi se Aleanca duhet në mënyrë më të fuqishme të angazhohet në Ballkanin Perëndimor.

“Duhet një angazhim më i fuqishëm i NATO-s në Evropën Juglindore dhe në Ballkanin Perëndimor kur bëhet fjalë për demokraci dhe të gjitha proceset e tjera reformuese në këto vende, theksoi Gërliq Radman.

Ai u përqendrua në krizën në Bosnjë e Hercegovinë dhe nevojën e ndryshimit të ligjit zgjedhor, që duhet të rregullojnë barazinë e tre popujve konstruktiv në pajtim me Marrëveshjen e Dejtonit dhe të Parisit”.

Kjo thirrje vjen pasi fillimi i luftës në Ukrainë krijoi pikëpyetje edhe për sigurinë në Ballkan, sidomos në Bosnje dhe Kosovë.

Shpërndaje në: