Kryediplomati turk nga Prishtina: Ekzistenca e gulenistëve në Kosovë është penges e madhe në raportet tona

Kryediplomati turk nga Prishtina: Ekzistenca e gulenistëve në Kosovë është penges e madhe në raportet tona

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se shihet prania në Kosovë e organizatës së disidentit Fetullah Gulen e njohur si FETO.

Sipas tij kjo përbën pengesën kryesore në raportet mes Turqisë dhe Kosovës.

Këto deklarime ai i bëri gjatë konferencë për media pas takimit që kishte me ministren e Jashtme dhe të Diasporës Donika Gërvalla.

“Sa i përket organizatës së Fethullah Gulenit, të njohur si FETO, ai ka thënë se shihet prania e saj në Kosovë dhe se kjo është pengesë.“Natyrisht ekzistenca e FETO-s në Kosovë është pengesa më e madhe e raporteve mes vendeve tona. Ekzistenca e FETO-s po bën punë për të helmuar raportet tona. Strategjinë e ngjashme që e ka zbatuar në vendin tonë, po e zbaton në Kosovë. Po e vështrojmë këtë. Me një anë tentojnë të helmojnë të rinjtë, dhe investojnë në media, e në anën tjetër shohin të infiltrohen në institucione shtetërore. Është shqetësuese për ne. Mos i merrni parasysh fjalët e vendeve tjera që ju thonë mbështesni ata”, tha Cavusoglu.

Kryediplomati turk theksoi se vendi i tij e mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës si dhe rrugën e saj euroatlantike.

“E mbështesim integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës si dhe zhvillimin e mëtejshëm të Kosovës e integrimin e saj në organizata ndërkombëtare. E mbështesim anëtarësimin e Kosovës në instanca si organizata euroatlantike. Marrëveshja e tregtisë së lirë që kemi nënshkruar dy vendet ka sjellë sukses. Shihet rritje të eksportit të Turqisë për në Kosovë, por po ashtu ka pasur rritje të eksportit nga Kosova në Turqi. Ka pasur qarqe të cilave u ka penguar kjo” – theksoi kryediplomati i Turqisë.

Shpërndaje në: