Kryeimami i Podujevës: Nëse unë shkoj me vajzën e gruan time në deti, nuk është çështje e jotja

Kryeimami i Podujevës: Nëse unë shkoj me vajzën e gruan time në deti, nuk është çështje e jotja

Kryeimami i komunës së Podujevës, Bekim Jashari ka folur për dasmat dhe shkuarjen për pushime në det.

Pasi në këtë periudhë të vitit organizimi i dasmave është më i madh, krye-imami tregon se nuk është haram të shkohet në ahengje të tilla.

“Unë marrë pjesë në dasma, qe besa kur ka edhe ndonjë këngë të bukur mund t’i bashkohem këngëtarit”, tha krye-imami nga Podujeva në T7.

Gjithashtu, ka komentuar edhe për pushimet në det, si temë zakonisht e diskutuar edhe nga kolegët e tij.

“Është çështje personale, nëse unë shkoj me vajzën e gruan time në deti, nuk është çështje e jotja”, tha krye-imami. Për më shumë ndiqeni videon më poshtë.

VIDEO

Shpërndaje në: