Kryeministër, a e dini se KFOR-i do të ndërhyjë sot në veri? Kështu përgjigjet Kurti

Kryeministër, a e dini se KFOR-i do të ndërhyjë sot në veri? Kështu përgjigjet Kurti

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Njësia Speciale nuk është në veri të vendit kundër serbëve të Kosovës. Lidhur me raportimet se KFOR do të ndërhyjë sot në veri, ai ka thënë se nuk ka informacione të tilla.

Nuk kam informacion të tillë për ndonjë përgatitje të ndërhyrjes së KFOR-it.

“Ne diskutuam me gjeneralin Federicci meqenëse i kemi policët tonë atje dhe bëjmë vlerësimin e situatës. Përmbajtja e vendimeve që kemi, është për arsye të sigurisë. Nuk marrim vendime pa vlerësimet që na vijnë nga Policia e Kosovës. Njësia Speciale nuk është në veri kundër serbëve të Kosovës. Ata që kanë bllokuar rrugët, kanë bllokuar edhe veten, kanë bllokuar qytetarët serbë. Ato barrikada ua bëjnë të pamundur një lëvizjen e lirë. Jemi këtu për t’u shërbyer të gjithëve, pa diskrimunuar askë“, ka thënë Kurti.

Shpërndaje në: