Kryeministër, mos na prek në Amerikë, taksa po sjell pasoja

Kryeministër, mos na prek në Amerikë, taksa po sjell pasoja

Kryeministër të inkurajoj të dorëhiqesh e t’ju hapësh rrugë zgjedhjeve. Kryeministër për ty as për asnjë politikan tjetër, populli nuk është i interesuar t’i prish raportet me miqët tanë.

Kryeministër ideja juaj për taksën ka përkrahjen e secilit që ka gjak shqiptari e që e ka përjetu luftën, mos të flasim për ata që edhe kanë familjar të vrarë e të zhdukur. Por kemi ardh në një rrugë me një drejtim. Kjo rrugë është heqja e saj.

Kryeministër respekto popullin edhe votuesin tënd. Mos u sill krye në veti se ajo ka fillu me na sjell probleme e sanksione.
Kryeministër të gjithë me i kundërshtu të falet edhe të arsyetohet, por në Amerikë mos na prek. Jo që ti je anti-amerikan por këmgulësia juaj po sjell pasoja.
Hap rrugë kryeministër, jepi shancë zgjedhjeve.

Ti e as asnjë nga qytetarët e tu nuk janë mosmirënjohës ndaj kontributit që kanë dhënë SHBA-të për Kosovën në secilën etapë të zhvillimit tonë, kështu që ti japim mirënjohjen çdoherë mikut tonë, Amerikës.

Kryeministër ti e din më mirë se vendimin për ushtrinë e keni marrë vetëm pas miratimit dhe bekimit nga SHBA-të.
Mos u trego mosmirënjohës!

Shpërndaje në: