Kryeministri australian për Gjokoviqin: Rregullat janë rregulla, askush s’është mbi to

Kryeministri australian për Gjokoviqin: Rregullat janë rregulla, askush s’është mbi to

Kryemisnitri i Australisë, Scott Morrison, ka shkruar në twitter lidhur me situatën e tenistit serb, Novak Gjokoviq.

Morrison tha se askush s’është mbi rregullat, andaj edhe Gjokoviqit i është refuzuar viza.

Tutej kryeministri tha se si rezultat i respektimit të këtyre rregullave, Australia ka një nga nivelet më të ulëta të vdekjeve në botë nga COVID-19.

“Gjokoviqit i është anuluar viza. Rregullat janë rregulla, sidomos kur bëhet fjalë për kufijtë tanë. Askush nuk është mbi këto rregulla. Politikat tona të forta kufitare kanë qenë kritike që Australia të ketë një nga nivelet më të ulëta të vdekjeve në botë nga COVID, ne po vazhdojmë të jemi vigjilentë”, shkroi Morrison.

Australia ia ka anuluar vizën tenistit Novak Gjokoviq dhe synon ta dëbojë atë qysh nesër, ndërsa avokatët e tij pritet të apelojnë rreth këtij vendimi.

Ai s’u lejua të futet në Australi dhe të garojë në “Australia Open” pa qenë i vaksinuar.

Si rezultat i apelimit të avokatëve të tij që pritet të ndodhë së shpejti, ekziston edhe një mundësi e fundit që tenisti të bëhet pjesë e garës.

“The Australia Open” fillon më 17 janar. Deri tash, tenisti ka qëndruar në Aeroportin e Melburnit, ndërsa babai i tij ka thënë se nëse tenisti serb dëbohet nga Australia, do të nisin protesta në rrugë.

“Po e mbajnë rob djalin tim. Nëse nuk e lirojnë atë për gjysmë ore, do të luftojmë kundër tyre në rrugë”, tha ai.

Tenistit serb nuk u lejua të futet në Australi për shkak se ekipi i tij ka aplikuar për vizë të gabuar, sipas mediave australiane.

Gjithashtu Gjokoviq nuk është i vaksinuar kundër Covid-19, megjithatë kjo nuk është konfirmuar deri tash nga tenisti serb.

Përkundër rregullave, Gjokoviq pati marrë paraprakisht leje nga “Australia Open” përmes një përjashtimi mjekësor.

Në këtë ngjarje është përfshirë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq. Ky i fundit ka thënë se Serbia do të luftojë për Novak Gjokoviqin.

“I thashë Novakut tonë se e gjithë Serbia është me të dhe se autoritetet tona po marrin të gjitha masat për të ndalur ngacmimet e tenistit më të mirë në botë në një kohë sa më të shkurtër. Në përputhje me të gjitha normat e së drejtës publike ndërkombëtare, Serbia do të luftojë për Novak Gjokoviqin, për drejtësinë dhe të vërtetën”, ka shkruar Vuçiq.

Shpërndaje në: