Kryeministri Boris Johnson shkeli masat e pandemisë dhe u tall me ata që i ndjekin ato

Kryeministri Boris Johnson shkeli masat e pandemisë dhe u tall me ata që i ndjekin ato

“E pambrojtshme,” “katastrofale”, “e habitshme”.

Denoncimet për kryeministrin Boris Johnson nuk po vijnë vetëm nga oponentët e tij politikë por madje edhe nga partia e tij, pas daljes së pamjeve ku shihet Johnson me stafin e tij duke qeshur me atë se si do t’jua shpjegonin popullit tubimin e dhjetorit të vitit të kaluar, nëse do të dilte lajmi për të.

Shkelja e masave nga vet ata që i kanë vënë ato po shihet si një problem tepër i madh në Britani.

Pamjet që tashmë janë parë nga miliona njerëz janë të rënda, i kanë bërë të ndihen budallenj që kanë ndjekur masat kundër pandemisë.

Por, cilat pritet të jenë pasojat për këtë turpërim të madh për kryeministrin?

Një gjë e tillë nuk pritet të kalojë mirë as te publiku, kur të merren masa të reja të pandemisë.

Shpërndaje në: