Kryeministri britanik Johnson shtrihet në spital me gjendje të përkeqësuar nga koronavirusi: Po merr trajtim me oksigjen

Kryeministri britanik Johnson shtrihet në spital me gjendje të përkeqësuar nga koronavirusi: Po merr trajtim me oksigjen

Kryeministri britanik Johnson në spital shkaku i koronavirusit: Raportohet se po merr trajtim me oksigjen

I prekuri me koronavirus, Boris Johnson, po kontrollohet në spital sot mes thirrjeve që ai t’i dorëzojë pushtetin te zëvendësi i tij Dominic Raab derisa shërohet.

Kryeministri në mënyrë dramatike u pranua në sptialin e Shën Thomasit, afër Downing Street, natën e kaluar pasi doktorët ishin bërë merak që simptomat nuk i ishin larguar edhe 10 ditë pasi kishte dalë pozitiv për koronavirus në testim.

Z.Johnson mendohet se ka marrë trajtim me oksigjen, me pretendimet se ai “ka rrezikuar shëndetin e tij” duke vazhduar të punonte për orë të gjata nga shtëpia. Një deputet madje ka deklaruar se ai donte të matej me heroin e tij, Winston Churchill, shkruan DailyMail, përkthen Periskopi.

Downing Street ka insistuar që kryeministri mbetet në kontroll të përgjigjjes qeveritare kundër koronavirusit, pavarësisht se nuk dihet se kur do të lirohet nga spitali.

Në një video të postuar në Twitter gjatë të premtes nga karantina, Johnson në vetizolim, në dukje i dërrmuar zbuloi se ende po vuante nga temperatura e lartë.

Ekspertët kanë thënë që ka një rrezik të lartë nga pneumonia kur temperatura zgjat më shumë se një javë. Ka të tjera pretendime që thonë se z.Johnson ishte kollitur rëndë gjatë video-konferencave./Periskopi

Shpërndaje në: