Kryeministri bullgar përqafon Brnabiqin: Të dua shumë, mos më keqkupto për Kosovën (Video)

Kryeministri bullgar përqafon Brnabiqin: Të dua shumë, mos më keqkupto për Kosovën (Video)

Kryeministrja serbe Ana Brnabiq e ka ndalur për një sqarim kryeministrin e Bullgarisë Boyko Borisov lidhur me deklaratat e tij për Kosovën.

Në një video që e transmetojnë mediat serbe, shihen Brnabiq dhe Borisov duke folur si ‘miq të vërtetë’ lidhur me deklaratat që ‘janë keqkuptuar rreth Kosovës’, përcjell Periskopi.

“Lamë një shenjë në këtë storie”, thonë Brnabiq dhe Borisov para gazetarëve.

“Nuk ka nevojë për tensione, ne kemi marrëdhënie të mira dhe projekte në të cilat jemi duke bashkëpunuar dhe kjo është e vetmja rrugë të cilën duhet ta ndjekim”, thotë kryeministrja serbe.

“Të dua shumë, ne jemi miq, kështu që ata mund t’më kuptojnë…unë gjithmonë kam thënë vetëm se ata duhet të arrijnë një marrëveshje me Kosovën. Nuk kam thënë kurrë diçka tjetër. Tani do t’i thërrasim ambasadorët, s’kemi diçka për të shtuar”, ka thënë Borisov.

Ndryshe, pala serbe është hatruar në deklaratën e Borisovit, i cili ka deklaruar se zgjedhja e Josep Borrellit në krye të politikës së jashtme të BE’së, duke marrë parasysh pozicionin e Spanjës për Kosovën, mund të jetë problematike.

Ndaj kësaj deklarate, ka reaguar ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka thënë se ‘kryeministri i Bullgarisë duhet ta respektojë qëndrimin e BE’së ndaj Kosovës dhe nuk duhet të përzihet në pozicionimin e Borrel si shef i politikës së jashtme’./Periskopi/

 

Shpërndaje në: