Kryeministri francez fishkëllehet nga qytetarët në Nice
Kryeministri francez Manuel Valls është fishkëllyer nga qytetarët që janë mbledhur në Nice, për të nderuar 84 viktimat e terrorit.
Derisa po mbahej një minut heshtje për viktimat, në turma janë dëgjuar thirrje “vrasës’ dhe ‘dorëheqje’.
Më herët, lideri i opozitës Nicolas Sarkozy ka akuzuar qeverinë se ka dështuar në sigurinë e vendit.



