Kryeministri holandez me biçiketë në punë, por ndërrojnë hesapet: Frika nga kidnapimi e shtyn të marrë masa

Kryeministri holandez me biçiketë në punë, por ndërrojnë hesapet: Frika nga kidnapimi e shtyn të marrë masa

Kryeministri holandez, Mark Rutte, që shkon në punë me biçikletë në Hagë, raportohet se ka marrë sigurim personal shtesë si përgjigje ndaj frikës për një kidnapim apo sulm nga krimi i organizuar.

Vendimi u mor pasi u vërejtën disa persona duke “përgjuar” Rutten, gjë që shkaktoi shqetësime për ndonjë veprim nga ndonjëra prej bandave të drogës që operon në Holandë, raporton Guardian, përcjell Periskopi.

Sipas gazetës De Telegraaf, zyrtarë të trajnuar në mënyrë speciale janë në rrugë për ta ruajtur Rutten.

Rojet elitare të sigurisë dukeshin në pozicione gjatë debatit parlamentar të javës së kaluar.

Zëdhënësi i qeverisë ka mohuar të komentojë për rastin.

Politikani i së djathtës ekstreme, Geert Wilders, ka shkruar në Twitter: “E tmerrshme. S’do t’ia doja këtë askujt. Të uroj fat kryeministri Rutte.” /Periskopi 

Shpërndaje në: