Kryeministri holandez: Nismat si Ballkani i Hapur përshpejtojnë integrimin

Kryeministri holandez: Nismat si Ballkani i Hapur përshpejtojnë integrimin

Kryeministri holandez, Mark Rutte është shprehur se nismat rajonale si Ballkani i Hapur, përshpejtojnë procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe bëjnë të mundur që tensionet të mos bëhen të papërballueshme.

Pyetur nga Euronews Albania në konferencën e përbashkët për shtyp në Amsterdam me kryeministrin Edi Rama, Rutte u shpreh se do të rekomandonte çdo platformë që i bën vendet e Ballkanit Perëndimor bashkë për çështje me interes të përbashkët.

“Unë do të përgëzoja dhe do të rekomandoja çdo lloj platforme që bëjnë vendet të diskutojnë për gjëra pozitive dhe çështje që interes të përbashkët. Mendoj që ideja është për të ecur zone të lire tregtare midis vendeve, kjo përshpejton procesin e anëtarësimit dhe ndihmon për t’i siguruar që tensionet të mos bëhen të përballueshme”, tha ai.

Shpërndaje në: