Kryeministri irakian betohet do t’i shtypë kokën gjarprit në Mosul

Kryeministri irakian betohet do t’i shtypë kokën gjarprit në Mosul

Trupat irakiane anti-terroriste, pasi morën një zonë industrial në periferi të Mosulit nga ISIS, janë gati për të hyrë në qytet, më pak se një kilometër nga armiku.

Trupat irakiane gjithashtu rrethuan fshatin Gogjali, dhe po “shtrydhin” në një farë mënyre luftëtarët e ISIS nga drejtime të ndryshme.

Përforcime ofensive shkojnë nga veriu dhe jug-lindja, sipas Komandantit të Forcave Speciale, Maan al-Saadi.

Divizionet e armatosura irakiane dhe avionët e koalicionit kanë bombarduar pozicionet e ISIS brenda fshatit.

Kryeministri irakian Haider al-Abadi tha se ushtria e tij, “do të priste kokën e gjarprit dhe do të lironte të marrit peng nga ISIS brenda në Mosul”. “Ne do të shkojmë në Mosul për t’i liruar pengjet nga ISIS,” tha kryeministri gjatë një deklarate për shtyp në bazën ajrore në jug të qytetit.

Ai gjithashtu dha mesazhin e tij për 5000 luftëtarët e ISIS që ndodhen në qytet: “Nuk ka rrugë arratisjeje, ose dorëzohuni ose do të vdisni”.

Shpërndaje në: