Kryeministri kanadez vizitë të befasishme në Kiev, takohet me Zelensky

Kryeministri kanadez vizitë të befasishme në Kiev, takohet me Zelensky

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka realizuar një vizitë të befasishme në Kiev këtë të diel, ku ka takuar presidentin e Ukrainës, Volofymyr Zelensky.

Ai gjithashtu rihapi ambasadën e Kanadasë dhe mirëpriti rikthimin e ambasadorit në kryeqytetin ukrainas.

Vizita erdhi të njëjtën ditë që raketat ruse goditën qytetin port të Odesa në jug të vendit, aty ku po zhvillohen luftime të ashpra.

Trudeau vizitoi gjithashtu qytetin e Irpin, i cili muajin mars ishte skenë e luftimeve të shumta.

Shpërndaje në: