Kryeministri Kurti: Jam ndikuar shumë nga Rexhep Qosja, do t’ia kremtojmë çdo ditëlindje

Kryeministri Kurti: Jam ndikuar shumë nga Rexhep Qosja, do t’ia kremtojmë çdo ditëlindje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur po ashtu në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjes publike nga Shqipëria për akademikun Rexhep Qosjen duke lavdëruar me fjalë të zgjedhura atë.

“Profesor Rexhep Qosja në më shumë se gjysmë shekulli në veprimtari, ka inspiruar shumë studentë e shumë gjenerata.” – nisi fjalën e tij Kurti.

“Është një ndër personalitete e rralla, kontributin e paçmueshëm të të cilit nuk e masim dot,” – vazhdoi më tej ai.

“Për  bindjen time, kombi shqiptar është komb i gjuhës dhe i historisë. Pra, i gjuhës shqipe dhe i historisë së popullit shqiptar. Historinë e kemi gjithandej nëpër politikë duke gjallur. E gjuhën e kemi edhe te letërsia jonë. E unë ende nuk mund ta mendoj ndonjë personalitet tjetër që i bën bashkë të dyja këto – edhe historinë, edhe gjuhën,” – u shpreh z. Kurti, përcjell Periskopi.

“Si njohës i romantizmit, unë jam ndikuar nga profesor Rexhep Qosja. Ende menoj se romantizmi është ilaçi më i mirë kundër cinizmit.” – vazhdoi Kurti, derisa ndiqej me vëmendje nga kryeministri Rama dhe akademiku Qosja në afërsi.

Më tej, ai premtoi se do t’ia kremtonte çdo ditëlindje Qosjes – por pa treguar nëse do ta shpallte ditë pushimi ditëlindjen e Qosjes. /Periskopi

Shpërndaje në: