Kryeministri Kurti me postim të çuditshëm për ditëlindjen e Ukshin Hotit, e quan “të zhdukur maksimal”

Kryeministri Kurti me postim të çuditshëm për ditëlindjen e Ukshin Hotit, e quan “të zhdukur maksimal”

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka kujtuar veprimtarin Ukshin Hotin me rastin e ditëlindjes së tij, shkruan Periskopi.

Por postimi i kryeministrit ishte i çuditshëm, krejt kjo për faktin se në një nga rreshtat që kishte shkruar, Kurti e quan Ukshin Hotin si ” i zhdukur maksimal”.

“Gjithnjë do të shprehemi për Ukshin Hotin, sepse ai është i zhdukuri maksimal, ai që u zhduk me ndërgjegjen e tij të pasur dhe me dijen e tij të lartë. Ne e dimë se një objektor i tillë sjelljeje, se një orientues i tillë fryme duhet në çdo kohë, sidomos në këto të paqeve të ngarkuara dhe pavarësive të dëmtuara”, ka shkruar Kurti ndër të tjera.

Ukshin Hoti është i zhdukur që 23 vite.

Postimi i tij i plotë:

 

Shpërndaje në: