Kryeministri Kurti pas deklaratave të Shqipërisë: Kosova është shtet i Pavarur, Sovran dhe Demokratik

Kryeministri Kurti pas deklaratave të Shqipërisë: Kosova është shtet i Pavarur, Sovran dhe Demokratik

Kryeministri i Republikës së Kosovës ka folur për deklaratat e Ramës, kryeministrit shqiptar, që tha se Kosova po merrej me teori konspiracioni sa i përket iniciativës së Open Balkan.

“Unë nuk e di për çfarë teorie konspiracioni është fjala këtu. A e keni pyetur? Është dashur ta pyesni. Nuk e di për çfarë teorie konspiracioni bëhet fjalë. Qëndrimi im është që procesi i Berlinit është i nevojshëm por edhe njëkohsisht i mjaftueshëm për rrugëtimin evropian. Ballkani, është 12 shtete. E Ballkani Perëndimor e ka Procesin e Berlinit. Por, iniciativat rajonale nuk besojmë që duhet të bëhen pa BE-në brenda. Dhe po ashtu duhet theksuar që Republika e Kosovës është një shtet i Pavarur për të cilin të gjithë ne duhet të angazhohemi pavarësisht pozitës që kemi dhe kudo që ndodhemi ta shprehim njohjen e saj. E jo të shprehim mirëkuptim për Serbinë për mosnjohjen e Pavarësisë tonë.” – deklaroi Kurti.

Këto komente ai i bëri para medieve pas takimit që pati me kancelaren Angela Merkel, përcjell Periskopi.

Kurti tha se Merkel nuk i kishte kërkuar të futej në Open Balkans.

“Ne jemi vend sovran,” – deklaroi Kurti. /PERISKOPI 

Shpërndaje në: