Kryeministri në ardhje: Veprimet e reja të Qeverisë Kurti ndaj Serbisë po e kurthojnë Kosovën

Kryeministri në ardhje: Veprimet e reja të Qeverisë Kurti ndaj Serbisë po e kurthojnë Kosovën

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar ndaj vendimeve të fundit të qeverisë në ikje Kurti.

Kjo e fundit mbrëmë ka marrë vendime të reja në lidhje me reciprocitetin ndaj Serbisë.

E kjo sipas Hotit nuk do të ndihmojë vendin, por sipas tij këto vendime vetëm sa ‘e kurthojnë atë’.

Ai ka thënë se Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog.

“Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ndryshe, sipas vendimeve të mbrëmshme të Qeverisë në detyrë të Kosovës, asnjë maune nga Serbia nuk mund të hyjë në vendin tonë nëse në certifikatat e tyre nuk figuron emërtimi Republika e Kosovës.

Kjo vjen pasi Serbia ka ndërruar qasje duke kushtëzuar përdorimin e emrit ‘Republika e Serbisë’.

Shkrimi i plotë:

Veprimet e fundit nga Qeveria në detyrë nuk e ndihmojnë vendin, por e kurthojnë atë. Është e ditur se reciprociteti është pjesë organike e strukturës tonë ligjore.

Por, ne sot kemi nevoje ta mbështesim dialogun me ndihmën e miqve tanë.

Qeveria e re do të koordinohet me partnerët strategjikë të Kosovës duke hequr çdo pengesë për dialog. Vetëm përmes këtij koordinimi ne e avancojmë pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ia heqim Serbisë alibinë për ta zvarritur marrëveshjen për njohjen reciproke.

Shpërndaje në: