‘Kryeministri nuk e di nëse muri është pjesë e marrëveshjes’ (Video)

‘Kryeministri nuk e di nëse muri është pjesë e marrëveshjes’ (Video)

Duke diskutuar për çështjen e vendosjes së murit në pjesën veriore të Mitrovicës, sonte në “Click” të RTV21, analisti Halil Matoshi tha se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa nuk e di që muri është pjesë e marrëveshjes së Brukselit apo jo.

Kjo pasiqë sipas tij tani po shihet objektivisht që muri nuk është pjesë e marrëveshjes, por ai tha se  vetëm revitalizimi i urës është pjesë e marrëveshjes, por që ura nuk funksionon me dekada.

Ai tha se serbët e veriut për me ngritë sa ma shumë pyetje, sa ma shumë çështje i kanë thanë parku i paqes, gjë që sipas tij kjo është barrikadë klasike, shkruan rtv21.tv

“Sebët e veriut me ngritë sa më shumë çështje i kanë thënë parku i paqes, merre me mend që nuk ak vend me ba park prlpos vec në urë, kjo ka qenë barrikadë klasike, prej parkiut kompromisi u ba me mur”, tha Matoshi duke shtuar se kompromisi tjetër është që muri do të prehet deri në gjysmë.

Shpërndaje në: