Kryeministri Rama mbështet sërish “Liria Ka Emër”, shpërndan videon e ushtares së UÇK-së

Kryeministri Rama mbështet sërish “Liria Ka Emër”, shpërndan videon e ushtares së UÇK-së

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar edhe një herë mbështetje për platformën “Liria ka Emër”.

Ai ka shpërndarë video-rrëfimin e ushtares nga Drenica, Hamide Xhemajli Ferizi e cila qysh në vitin 1996 iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkë edhe me tre vellezërit e saj.

“Kjo është historia e Hamide Xhemajlit, luftëtare e orëve të para në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila në vitin 1996 vendosi të braktisë ëndrrat dhe t’i bashkohet vëllait, gati për të dhënë jetën për lirinë. Historia e saj është një nga mijëra e mijëra pjesët e historisë së përbashkët të krenarisë dhe dhimbjes së vajzave dhe djemve të Kosovës heroike”, ka shkruar Rama.

Kryeministri shqiptar kishte publikaur ditë me parë rrefimin edhe të ushtarit Kjani Guri, që po ashtu ishte në kuadër të platformës “Liria Ka Emër”.

Shpërndaje në: