Kryeministri sllovak ngre alarmin: Nëse bie Ukraina, Sllovakia është në rradhë

Kryeministri sllovak ngre alarmin: Nëse bie Ukraina, Sllovakia është në rradhë

Kryeministri sllovak, Eduard Heger, ka lëshuar një paralajmërim të fuqishëm rreth të ardhmes së vendit të tij nëse Rusia mposht Ukrainën, shkruan CNN, përcjell Periskopi.

“Nëse Ukraina bie, Sllovakia është caku tjetër. Ukraina duhet të fitojë”, tha Heger në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Heger gjithashtu kritikoi anëtarët e Bashkimit Evropian për shkak të varësisë së madhe ndaj energjisë ruse. Ai bëri thirrje që liderët “të ndalin kompromentimin” e parimeve të tyre kur bisedohet me Rusinë. /Periskopi/

Shpërndaje në: