Kryeministri të argumentojë para ndërkombëtarëve prezencën e strukturave kriminale në veri

Kryeministri të argumentojë para ndërkombëtarëve prezencën e strukturave kriminale në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala foli për takimin e 18 gushtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Shala tha se Kurti duhet të argumentojë në arenën ndërkombëtare që prezenca e Aleksandar Vuçiq është defakto në pjesën veriore përmes strukturave të grupeve të tij kriminale.

“Përmes takimi të 18 gushtit në mes Kurtit dhe Vuçiq mos të dalim nga ai takim me një ego, po të hyjmë në takim me argumente, fakte dhe dëshmi të cilat i ka kryeministri përmes mekanizmit të tij të sigurisë në Republikën e Kosovës që ta argumentoj në arenën ndërkombëtare që prezenca e Aleksandar Vuçiq është defakto në pjesën veriore përmes strukturave të grupeve të tij kriminale”, tha ai.

Në emisionin “Ditari” eksperti i sigurisë theksoi se në takimin Kurti – Vuçiq duhet të kërkohet  të arrihet një marrëveshje përfundimtare.

“… duhet të kërkohet në arenën ndërkombëtare që të ketë edhe sanksione dhe njëkohësisht të ofrohet një alternativë sa i përket gjetjes së zgjidhjes së kësaj çështje sepse ne nuk mund të jemi peng e asociacionit ku kjo tematikë mund të na pengoj me vite të tëra  dhe të na pengoj në arritjen e rrugës së integrimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, në Bashkimin Evropian dhe cenimin  sigurisë së brendshme”, tha Shala.

Nderkohe, Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në një konferencë të përbashkët për media me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj ka propozuar që në mes Kosovës dhe Shqipërisë të ketë një traktat për mbrojtje të ndërsjellë në rast se cenohet siguria e dy shteteve.

Shala ka treguar modalitetet e një traktati të tillë të mundshëm.

I ftuar në “Ditari” në Tëvë 1, Shala thotë se marrë parasysh shembujt e njëjtë në botë, ky lloj traktati do të përbëhej nga gjashtë nene.

Sipas tij, në nenin e parë do të specifikohej zgjidhja e një konflikti të brendshëm kombëtar.

“Çështja e një traktati të tillë kemi parë si SHBA me Korenë e Jugut, me Japoninë respektivisht me Korenë është element si mund të kemi ne me shtetin shqiptar ku do të precizohet me nene të caktuar mund të jetë një traktat me 6 nene maksimalisht. Neni 1 ku konfliktet e brendshme kombëtare zgjidhen në aspektin paqësor kur dihet se edhe Shqipëria ka konflikte me Greqinë”, thotë ai.

Ndërkaq, neni 2 dhe 3, Shala thotë se do të kishin të bëjnë me dislokimin e forcave shqiptare në Kosovë, respektivisht edhe do të sqarohej elementi legjislativ.

“Pika e 2 është pozicionimi, dislokimi i forcave ushtarake dhe orientimi i atyre forcave sepse duhet të krijohet një bazë ushtarake e ushtrisë shqiptare brenda Kosovës siç është baza amerikane në Korenë e Jugut ku më pas edhe FSK do të kishte qasje në resurse tjera në rast fatkeqësie nevoje. Elementi 3 është legjislativ se forcat ushtarake që veprojnë në Kosovë, përdorimi i automjeteve të tyre, policia ushtarake pra janë një mori çështje teknike procedurale që përmbyllin një traktat të tillë”, shtoi ndër tjerash ai.

Tutje, Shala vlerëson se nënshkrimi i një traktati të tillë më shumë do t’i shërbente aspektit politik.

“Sa i përket iniciativës së propozuar që vetëm është mbetur në deklaratën e presidentes mendoj që një e tillë më shumë i shërben aspektit politik një tregues edhe për BE në qoftë se Kosova nuk avancon në rrugën e saj drejt Partneritetit për Paqe më pastaj si anëtare e përhershme e NATO-s duke i parë rrethanat e tensionimeve ndërkombëtare atëherë Kosova duhet zgjedhur një rrugë alternative modalitet si t’i qaset problemit. Çështja e sigurisë është shumë sensitive sa i përket asaj që Kosova ka një bashkësi ndërkombëtare me një mision nga OKB që është KFOR-i por nuk domethënë që është NATO në Kosovë sepse këtë shqiptarët e Kosovës nuk e kanë kuptuar”, thotë ai.

Po ashtu, njohësi i sigurisë thekson se për Kosovën do të ishte më mirë nëse do të orientohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Kroacia në aspektin e kapaciteteve ushtarake.

“Unë mendoj me Shqipërinë do të kishte me qenë një hap i mirë dhe një tregues por mendoj se duhet orientuar nga SHBA nga Kroacia si parntere serioze në kapacitete ushtarake sa i përket Ballkanit Perëndimor që mund ti bëj ballë ushtrisë së Serbisë”, shtoi Shala.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Kusari pas dekorimit: Tash si asnjëherë më parë e nevojshme ruajtja e lirisë së mediave

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka shprehur mirënjohjen e saj pas dekorimit me Urdhrin e…

Telefonata Biden-Netanjahu: Një ekip izraelit do të vizitojë Uashingtonin

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi të hënën kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu se një operacion ushtarak…

Hovenier vizitonin Prizrenin, shfaq edhe talentin në muzikë

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenieri, sot e ka vizituar qytetin e dytë më të…

Humolli: Kurti ka hyrë në rrugën e njëjtë me partitë e tjera politike, po i bën gabimet e njëjta

Ish- deputeti Fatmir Humolli ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon t’i…

Elia Zaharia flet hapur pas videos, ja çka thotë për martesën e përfolur të Lekës me Teuta Rugovën

Elia Zaharia ka folur për herë të parë në media pas skandalit të shumëpërfolur mes…

Tahiri i bindur: PDK i fiton zgjedhjet e ardhshme, qeverinë do ta bëjmë ne

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, u shpreh i bindur se PDK do…