Kryeministrit të Malit të Zi nuk iu lejua hyrja në Shqipëri? Fuga: Ka udhëtuar me avion drejt e në Rinas

Kryeministrit të Malit të Zi nuk iu lejua hyrja në Shqipëri? Fuga: Ka udhëtuar me avion drejt e në Rinas

Drejtori i komunikimit të kryeministrit Edi Rama, Endri Fuga, ka hedhur poshtë lajmet se mungesa e një testi PCR të vlefshëm apo pasaporta e vaksinimit anti-COVID bëri që kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapić, të moj lejohej të kalonte në kufirin tokësor shqiptar, në Han të Hotit.

Lajmi u publikua gjerësisht  pasi gazetari malazez, Aleksandar Brezar, postoi një video në llogarinë e tij në Twitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi.

 

“Kryeministri malazez Zdravko Krivokapiç me sa duket u kthye në kufirin shqiptar pasi nuk pat një test të vlefshëm PCR ose një pasaportë vaksinimi, gjë që mund ta ndalojë atë të marrë pjesë në drekën e Ballkanit Perëndimor me kancelaren gjermane Angela Merkel. E turpshme!”, shkroi ai në Twitter.

Ndërkohë, Fuga shkruan se: “Çudi se KM i Malit te Zi ka udhetuar me avion drejt e ne Rinas sot…”.

Shpërndaje në: