Kryeministrja e Estonisë, Kallas: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

Kryeministrja e Estonisë, Kallas: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian

Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas ka pohuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.

Ajo këtë e pohoi përmes rrjeteve sociale pasi 27 vendet anëtare u takuan për të diskutuar një sërë temash, përfshirë zgjerimin, raporton euronews.

“Ne e konfirmuam këtë në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor”, shkroi ajo në Twitter gjatë samitit që pasoi një takim me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Estonia ka mbështetur gjithmonë anëtarësimin e tyre në BE dhe është më e rëndësishme se kurrë t’u japim atyre mesazhe të qarta dhe të thellojmë integrimin e shpejtë”, shtoi e para e qeverisë estoneze.

Vendet anëtare thuhet se po diskutojnë nëse do të përfshijnë statusin e kandidatit për Bosnjë dhe Hercegovinën në konkluzionet e tyre përfundimtare. Ata pritet t’i japin statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë.

Ndryshe, Kallas është takuar edhe me presidentin e Kosovës, Vjosa Osmani.

Shpërndaje në: