Kryeministrja e Estonisë: Sanksionet kanë filluar ta dëmtojnë edhe palën tonë, vështirë të ruhet uniteti ynë

Kryeministrja e Estonisë: Sanksionet kanë filluar ta dëmtojnë edhe palën tonë, vështirë të ruhet uniteti ynë

Uniteti evropian si përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës po dëshmohet si vështirë të ruhet përballë ndikimit të luftës në inflacion dhe në standartet e jetesës përgjatë kontinentit, ka thënë kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

“Ne jemi në një pikë ku sanksionet kanë filluar ta dëmtojnë palën tonë”, tha Kallas që ka fituar mbështetje si pasojë e qëndrimit të saj kundërshtues ndaj Putinit.

“Së pari sanksionet ishin të vështira vetëm për Rusinë por tani ne jemi duke ardhur në një pikë kur sanksionet janë të dhimbshme për vendet tona dhe tani është dilema se sa shumë dhimbje jemi të gatshëm të durojmë. Është e ndryshme për vende të ndryshm. Është shumë e vështirë të ruhet uniteti. Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për shkak të infalcionit të lartë dhe çmimeve të energjisë. Gazi mund të jetë i shtrenjtë, por liria nuk ka çmim. Njerëzit që jetojnë në botën e lirë nuk e kuptojnë në të vërtetë këtë”, tha ajo.

Esonia ka inflacionin më të lartë në BE dhe koalicioni i qeverisë Kallas ra të premten duke bërë që ajo të formojë një kaolicion të ri me social demokratët.

Kryeministrja e Estonisë gjithashtu kritikoi presidentin francez, Emmanuel Macron, për shkak të bisedimeve të tij me liderin rus, Vladimir Putin, të cilin e akuzoi për krime lufte. /Periskopi/

Shpërndaje në: