Kryeministrja e ngurtë e Britanisë kërcen e këndon e shfrenuar tri ditë para se të rrëzohet nga pushteti (Video)

Kryeministrja e ngurtë e Britanisë kërcen e këndon e shfrenuar tri ditë para se të rrëzohet nga pushteti (Video)

Për tri vjet, ajo ishte e burgosi veten në luftën civile të partisë Konservatore në Britani.

Por, tashmë Theresa May po largohet nga posti i kryeministres, dhe së fundi u pa duke kërcyer e vallëzuar me hitet favorite të grupit suedez Abba.

Ajo ishte e famshme si një kryeministre shumë e ngurtë dhe quhej robotike nga kritikët, dhe do ta lë detyrën e kryeministres të mërkurën, por duket se një gjë e tillë nuk po i bën përshtypje, shkruan Periskopi.

Disa prej këngëve të kënduara ishin Money Money Money [Para, para, para] dhe Mamma Mia [Nana jem] në një koncert mjaft interesant ku ajo dukej entuziaste e duke kërcyer.

Boris Johnson është njeriu kryesor që pritet t’ia marrë detyrën më datën 23 korrik që për kundërshtar e ka Jeremy Huntin.

Një dëshmitar tha se ajo e la koncertin pak para se grupi ta luante këngën “Dancing Queen” [Mbretëresha vallëzuese]. /Periskopi

Shpërndaje në: