Kryeministrja finlandeze merak në ndeja: I del vallëzimi intim me rokerin

Periskopi.com Showbiz

Kryeministres së Finlandës, Sanna Marin, i ka dalë sot edhe një video tjetër duke vallëzuar. Kësaj radhe në një klub nate, ku shihet teksa vallëzon me një roker.

Kryeministrja 36-vjeçare është bërë temë se fundmi për ndejat që ajo i frekuenton. Dje ka dalë një video e një feste, ku ajo kërcente.

Mediat raportonin se në video është dëgjuar dikush të ketë përdorur një shprehje për kokainën, por Marin ka mohuar të ketë marrë substanca narkotike.

Ndërkaq sot, mediat kanë publikuar një video tjetër të Kryeministres nga një klub i natës.

Ajo shihet teksa vallëzon intimisht me një roker.