Kryeministrja serbe: Frikësohem se do ta humbim shansin historik për kompromis me Kosovën

Kryeministrja serbe: Frikësohem se do ta humbim shansin historik për kompromis me Kosovën

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, beson është e mundur një marrëveshje historike midis Kosovës dhe Serbisë, por thotë se për këtë duhen udhëheqës të guximshëm dhe me vizion. Ajo thotë se, si kryeministre, nuk do ta nënshkruante njohjen e pavarësinë e Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe, këtë deklaratë kryeministrja serbe kur u pyet nga gazetarët, nëse do të nënshkruante njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke u përgjigj shkurt: “Jo”, përcjell Telegrafi.

Siç shpjegoi Brnabiq, “në këtë fazë, BE dhe SHBA nuk kanë thënë se nuk ka anëtarësim në BE pa njohjen e Kosovës, por se nuk ka anëtarësim pa një zgjidhje afatgjatë të çështjes së Kosovës”.

Brnabiq theksoi se Serbia është e angazhuar për zgjidhjen e konfliktit të ngrirë dhe se “interesi i vendit tonë është paqja dhe stabiliteti, si dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian”.

“Gjetja e një kompromisi që do të siguronte paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm dhe rruga jonë evropiane janë në interesin e Serbisë, sepse ato do të sigurojnë që ne të vazhdojmë të forcohemi ekonomikisht”, tha kryeministrja e Serbisë.

Ajo vlerësoi se në Prishtinë nuk ka udhëheqës me vizion dhe guxim.

“është e mundur që ne të humbasim shansin historik për shkak të kësaj, i cili nuk do të na shfaqet përsëri për një kohë të gjatë. Megjithatë shpresoj se nuk do të ndodhë”, tha Brnabiq.

Shpërndaje në: