Kryeministrja serbe: Nëse Serbia duhet të zgjedh mes Rusisë dhe BE’së, do të zgjedhim…

Kryeministrja serbe: Nëse Serbia duhet të zgjedh mes Rusisë dhe BE’së, do të zgjedhim…

Nëse Serbia duhet të zgjedhë midis lidhjeve më të ngushta me Rusinë dhe anëtarësimin në BE, do të zgjedhë të dytën. Kështu tha kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Blumberg të SHBA-së, ajo tha se si kryeministre, do të vazhdojë rrugën që ka filluar paraardhësi i saj, tani presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për anëtarësimin e vendin në BE, transmeton Periskopi.

“BE-ja është vendi ku ne do të shkojmë – kjo është e qartë”, tha Brnabiç.

“Ne kemi lidhje emocionale me Rusinë për shkak të traditës, kulturës dhe fesë”, tha ajo dhe vuri në dukje se në Serbi një numër i madh i njerëzve e perceptojnë Rusinë si vëlla të madh, mbrojtës të tyre.

Sipas saj, këto ndjenja nuk mund të injorohen “por rruga jonë strategjike, është BE-ja”. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: