Kryeminsitri Kurti viziton në spital policin e plagosur, Alban Rashiti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar policin e plagosur, Alban Rashitin, shkruan Periskopi.
Siç ka treguar Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, polici i plagosur do të lirohet sot nga spitali derisa ka shtuar se gjatë operacionit i është hequr predha nga kraharorini majtë.
Kujtojmë se në veri mbeti edhe një polic i vdekur dhe një tjetër i lënduar.
Postimi i plotë:
Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali.
Tash në ora 10:00 kemi mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës.