Kryeprokuror Jovevski: Në autobus kishte bidonë plastike për karburant, por ishin bosh

Kryeprokuror Jovevski: Në autobus kishte bidonë plastike për karburant, por ishin bosh

Kryeprokurori i shtetit, Lubomir Jovevski në një intervistë të dhënë për  një emision në “TV21” tha se është e vërtet që në autobusin e aksidentuar në autostradën “Struma” të bullgarisë ka pasur bidonë për karburant, por që kanë qenë të zbrazët.

“Është e padiskutueshme se ka pasur bidonë plastikë të dedikuar për derivate, por ata kanë qenë të zbrazët dhe nuk janë prekur nga zjarri”, tha Joveski.

Në pyetjen se ku ndodheshin këta bidonë, Joveski u përgjigj se kur ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ata kanë qenë pranë automjetit.

Hetuesit më kanë shpjeguar se kanë qenë të vendosur në një hapësirë, e cila në motorin e autobusit, nën atë hapësirë ​​është bateria dhe mbi të janë vendosur këta bidonë bosh”, shton Joveski.

Shpërndaje në: