Kryeprokurori në Ferizaj: Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, i dyshuari dyshohej edhe për vrasje tjetër

Kryeprokurori në Ferizaj: Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, i dyshuari dyshohej edhe për vrasje tjetër

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për rastin e 18 vjeçares në Ferizaj që tronditi vendin.

Ai deklaroi se ende nuk kishin marrë të dhënat nga obduksioni për të përcaktuar shkakun e vdekjes së 18 vjeçares nga Ferizaj.

Sa i përket të dyshuarit për vrasjen e saj, kryeprokurori deklaroi që ai kishte pasur precedente penale të mëhershme derisa përmendi edhe dyshimin për një vrasje tjetër, përcjell Periskopi.

“99 për qind kemi dyshu se personi është i njohur kur policia ka dërguar fotografitë te ne. Kurse sa i përket veturës me tabela zvicerane, personi me inicialet A.S. jeton në Zvicër.” – deklaroi ai.

Ai më tej ka deklaruar se D. K. pritet të arrestohet shpejt nga Policia e Kosovës. /Periskopi

Shpërndaje në: