Kryeredaktori i RTK-së: Kapitalisti Besnik Bislimi ka nisur spastrimet në televizion, do ta kaplojë me njerëzit e vet

Kryeredaktori i RTK-së: Kapitalisti Besnik Bislimi ka nisur spastrimet në televizion, do ta kaplojë me njerëzit e vet

Kryeredaktori i RTK-së, Ridvan Berisha ka thënë se ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka një skenar për spastrimin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK).

Madje Berisha e quan ministrin Bislimi kapitalist dhe me mendësi gjysmë bolshevike që do të kaploj RTK me njerëzit e vet.

“Në listë është edhe RTK, e kanë në skenar kapitalisti Besnik Bislimi besoj që kujdeset bashkë me ekipin e vet të mendësi gjysmë bolshevike  për të kapluar njerëzit e vet këtu”, ka thënë Berisha.

Ndryshe, dje gjatë ditës, kryeministri Albin Kurti, ka shkarkuar zyrtarët shtetërorë, të cilët kanë qenë pjesë e ministrive të ndryshme në vend.

Shpërndaje në: