Kryesia e Kuvendit ua heqë mëditjet deputetëve që po mungojnë në seancën për Murin

Por, shumica e deputetëve as që gjenden në sallën kryesore ku po mbahet diskutimi.
Për momentin nuk janë më shumë se 35 ligjvënës duke debatuar, prandaj kryesia e Kuvendit ka vendosur që t’ua heqë mëditjen për seancën e sotme atyre që mungojnë.
“Kryesia do t’ua ndal mëditjen deputetëve që nuk janë në seancë – nëse kthehen ua japim”, tha kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.