Kryesia e LDK-së nuk do të mblidhet sot

Kryesia e LDK-së nuk do të mblidhet sot

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do të mblidhet sot për të diskutuar rreth përfshirjes së mundshme të Partisë Demokratike të Kosovës në qeveri.

Ani pse u raportua në medie që kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) pritet të mblidhet sot për të diskutuar për rrethanat aktuale politike dhe mundësinë e përfshirjes së PDK-së në koalicionin qeverisës një gjë e tillë nuk pritet të ndodh.

Këtë e konfirmoi sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Arban Abrashi.

“Nuk ka asgjë të vërtet rreth asaj, ne sot gjatë tërë ditës jemi në terren. Në mbrëmje kemi përgatitjet për mbledhjen e dy qeverive andaj mund të konfirmoj që nuk ka asnjë mbledhje të kryesisë LDK-së”, tha ai.

Shpërndaje në: