Kryesia e re e PDK-së, Krasniqi thotë se nuk ka pasur paknaqësi rreth listës

Kryesia e re e PDK-së, Krasniqi thotë se nuk ka pasur paknaqësi rreth listës

Partia Demokratike e Kosovës ka zgjedhur Kryesisë  e re të Partisë.

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi në një konferencë për medie e ka prezentuar kryesinë e rë të partisë. Ai tutje ka thënë se nuk ka pasur tensione rreth përërjes së listës.

“Me shumicë votash Këshilli Drejtues i PDK ka votuar pro propozimit për Kryesi duke zgjedhur 27 anëtarë të rinjë. Kishim debat të gjatë sepse është e domosdoshme ti trajtojmë të gjitha temat për zgjedhje lokale”.

“Këshilli drejtues është i madh ka 150 anëtar dhe është normale të ketë vendime tjera  mund të jenë pritje personale. Këta 27 janë përfaqësues të cilët do ta qojnë PDK tutje. 16 vota kundër 3 abstenime tjerat për dhe nuk ka pasur tensione për listë”,  tha Krasniqi.

Ai tha se Enver Hoxhaj është meritor, derisa ka shtuar të gjithë anëtarët e kryesisë janë për herë të parë përvec 10 prej tyre.

“Normalisht që Enver Hoxhaj është njeri më meritor. Është edhe ish kryetar i PDK dhe është nder me pas nënkryetar. Vetëm 10 anëtar janë në kryesi të gjithë të tjerët janë për herë të parë.  Ka edhe shumë të tjerë që janë rritur në PDK. Mbështetja ishte e jashtëzakonshme dhe ky unitet që është duke u dëshmuar për mua është inspirim tha kryetari Krasniqi. Nëse keni fjalën për zotëri Demaku qëndrimet e PDK kanë qenë të qarta dhe është  çështje e përfunduar dhe i është rikthyer politikës”.

Nënkryetarë: Vlora Citaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj dhe Uran Ismaili, ndërsa sekretar Bajrush Xhemaili.

Ndërkaq, anëtarë janë: Bernar Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi

Shpërndaje në: