‘Kryetar i AKR’së do të jetë Selim Pacolli, Behgjeti do të largohet’

Periskopi.com Lajme

Milaim Zeka teksa ka komentuar drejtpërdrejt në Debat Plus largimin e Agim Bahtirit nga AKR, ka thënë se në këtë parti, sipas informacioneve që ka, pritet të ndodhin ndryshime të mëdha.

Ai ka thënë se para zgjedhjeve, do të ndryshohet kryesia e AKR’së, ku kryetar i saj do të jetë Selim Pacolli, ndërkaq partia nuk do të udhëhiqet më nga Behgjet Pacolli.

“Kryetar i AKR’së do të jetë Selim Pacolli. Behgjeti do të largohet. Deri sot Behgjeti ka qenë super tolerant lloj lloj oferte ka pranu”, ka thënë Zeka.

Kujtojmë se lajmi i fundit nga Aleanca Kosova e Re, është se një nga figurat më të fuqishme të kësaj partie është larguar. Agim Bahtiri do t’i bashkohet Vetëvendosjes.

Gazetari dhe analisti Arben Ahmeti, në emisionin Debat Plus, bëri me dije se Bahtiri do ta zyrtarizojë aderimin në VV, të premten përmes një conference për media./Periskopi/

Shpërndaje në: