Kryetari i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, falënderon FFK-në për pritjen e mirë në Kosovë

Periskopi.com Sporti

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi dhe ai i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, njëherësh zëvendëspresident i UEFA-s, janë takuar sot në prag të ndeshjes Kosovë – Spanjë.

Me këtë rast, Rubiales e ka falënderuar Ademin për mikpritjen e ngrohtë dhe tejet miqësore në Kosovë, si nga ana e federatës e po ashtu edhe nga opinioni i gjerë.

Ai ka thënë se e gjithë ekspedita spanjolle janë shumë të kënaqur me kushtet e akomodimit në hotel, por edhe me pritjen dhe dashamirësinë e njerëzve me të cilët janë takuar, shkruan faqja zyrtare e FFK-së.

Të dy presidentët shprehën bindjen për një lojë të fortë dhe korrekte.

Ndeshja Kosovë – Spanjë zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 20:45.

10 për qind e kapacitetit të stadiumit do të jetë në shfrytëzim.

Shpërndaje në: